Flash

Dokumenti i CIA-s: Komandanti i kampit të Tepelenës përdhunues i vajzave, i pëlqen të shohë fëmijët që vdesin!

Lapsi.al 2 April 2018
Dokumenti i CIA-s: Komandanti i kampit të Tepelenës përdhunues i

Një dokument i CIA-s i 27 tetorit 1951, i deklasifikuar tashmë, hedh dritë mbi gjendjen në kampin e Tepelenës, ku prej vitit 1949 mbaheshin mbi 3600 të internuar.

Dokumenti tregon gjendjen e vështirë në kamp, numrin e madh të vdekjeve kryesisht në fëmijë dhe burra si dhe përmend emrin e komandantit të kampit, Xhaferr Pogaçi.

Për të thuhet se përdhunonte femrat, të cilat nuk pranonin të kishin lidhje intime me të.

PJESE NGA DOKUMENTI i CIA-s

“Janë 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, të cilën janë vendosur aty në vitin 1949, kampi më i vjetër dhe më i madh në Shqipëri, ndërsa në kampin Beden në Kavajë janë 2000 të internuar. 70% e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Vdekshmëria më e lartë është tek fëmijët.

Fëmijët që vdiqën në 1949 ishin binjakët e Lulje Xherxhe (Lulje Nuo Djerje) nga Kopliku, jo më shumë se 1 vjeçarë, fëmija i vogël i Zef Mirasa nga Bajza, djali 1 vjeçar i Fran Hasa nga Bajza, dy fëmijë të Prenash Xherxhe nga Ljohe, dhe tre fëmijë të Xhuste Goraj, 10 vjeç, 6 vjeç dhe 6 muajsh.

Komandanti i kampit është Xhafer Pogaçi. Ai është një fshatar injorant dhe tiran që ka përdhunuar gra dhe vajza, të cilat kanë refuzuar të kenë lidhje intime me të. Ai dëshiron të shohë fëmijë teksa vdesin.

Të internuarit në kampin e Tepelenës flenë në shtretër druri katër katësh. Familjarët nuk janë të ndarë. Ndërtesa nuk ka papafingo, nuk ka çati, janë në qiell të hapur. Kampi u siguron një krevat druri dhe një sasi sapuni mujor. Ushqimi i përditshëm është çaj për mëngjes, supë dhe 650 gram bukë për drekën dhe darkën. Nuk ka asnjë mobilie për të vendosur ushqimet apo veshjet. Asgjë plotësuese as për fëmijët.

Është e vështirë të ruash pastërtinë në këtë kamp. Atyre nuk u jepen fshesa, por detyrohen të fshijnë me degë pemësh. Vendi është plot më parazitë. Një pjesë e madhe e të internuarve janë të sëmurë, si pasojë e kequshqyerjes, papastërtisë dhe parazitëve, turberkulozi është përhapur shumë. Shumë vdesin, kryesisht fëmijë dhe burra. Fëmijët vdesin për shkak të sëmundjeve, ndërsa burrat nga lodhja e punës si skllevër.

***

Në Shqipëri arrestimet bëhen pa urdhër, masat për burg jepen pa u gjykuar. Të burgosurit e kampit nuk ndahen sipas kategorisë, (kriminele dhe të burgosur politik), vdekja është ultimatum për të gjithë. Rreth dy vite më parë, Jak Marko, një polic, vrau Zef Kolj Prencija, presidenti i organizatës së të rinjve në rajonin e Barbullush. Ditën që pasoi, Metus Bogo, një oficer nga Shkodra, e vlerësoi këtë vrasje në një takim që bëri me popullin. Arsyetimi që dha për këtë vrasje ishte se viktima kishte simpati kundrejt Jugosllavisë.

Autoritetet gjithashtu vranë edhe Sokol Bajramaj, anëtar i Partisë Komuniste, pasi në një takim tha se gjithë zhurma për Jugosllavinë nuk ishte e vërtetë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI