Flash

Loja e Ramës me ariun rus

Lapsi.al 26 March 2018
Loja e Ramës me ariun rus

Një gjest solidariteti i qeverisë shqiptare me aleatët e saj perendimorë, për të përzënë nga vendi diplomatët rusë të akredituar në Tiranë, nuk mund të shërbejë kurësesi si një armë në luftën e brendëshme politike. Sot Ministiria e Jashtme i ka komunikuar amabasadorit rus, Aleksandër Karpushin, shpalljen si të padëshërueshëm, të dy prej vartësve të tij, që sipas Tiranës zyrtare e tejkalonin petkun e statusit të tyre (lexo shkrimet poshte/Lapsi.al).

Natyrisht që kushdo që ndjek lajmet botërore është i bindur se ky nuk është një vendim sovran i shtetit shqiptar. Eshtë gjithashtu i ndërgjegjshëm se SHISH-I ynë dhe organet tona të sigurisë nuk zbuluan sot spiunë rusë në Tiranë. Të gjithë janë të qartë se ky është vendimi i një shteti vasal që vepron në sinkron me të mëdhenjtë e NATO-s dhe të BE.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti se qeveria shqiptare i zbuloi “dy të padëshëruarit” në kuadrin e një spastrimi të madh, të denjë për luftën e ftohtë. Që kur ish agjenti i dyfishtë rus, Sergueï Skripal, u gjend i helmuar së bashku me bijën e tij, në Britaninë e Madhe, perëndimi ka filluar një fushatë të paparë kundër Moskës. Deri më sot ShBA ka dëbuar 60 diplomatë rusë, Kanadaja e ka bërë këtë me katër të tillë dhe pas nuk kanë mbetur as Franca, Italia dhe Gjermania.

Madje, si gjithnjë të zellshme, janë treguar edhe vendet ballitike (Lituani, Estoni, Letoni) dhe ato që i kanë përkitur dikur ish traktatit të Varshavës, si Polonia dhe Çekia.

Pra, më shumë sesa është nisur nga një analizë faktike, qeveria shqiptare është bërë pjesë e një aksioni poropogandistik që e reshton atë në njërën atë të barikadës, së një lufte të re të ftohtë.

Deri diku, kjo përkatësi nuk përbën problem për shumicën e shqiptarëve.

Pjesës më të madhe të popullsisë të këtij vendi, nuk i intresojnë dilemat gjeo -strategjike, fakti se perëndimi e prishi marëveshjen Bush - Gorbaçov për të mos e shpënë Aleancën Atlantike në kufijtë e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik, as hegjemonia amerikane në botën një polare, as mosrespektimi i Këshillit të Sigurimit në luftrat unilaterale dhe aq më pak grabitja që shumëkomëbshet e mbështetura nga oligarkët i bënë pasurive të dikurshme të mbretërisë komuniste.

Me mendjelehtësinë e popullit të vogël, ashtu siç bënim dikur be për Traktatin e Varshavës, ne jemi të gatshëm të luajmë rolin e vendit heroik që mbron vlerat e NATO-s.

Por të paktën, ne duhet të tregohemi sy çelët që këtë konflikt të ri gjeo - politik, të mos na e shndërrojnë në një instrument të luftës së brendëshme.

Sepse pikërisht këtë po bën Edi Rama. i këshilluar mirë nga lobistët e tij ndërkombëtarë, që me sa duket renditen në ato nivele që kanë informacione për ngjarjet përpara se ato të ndodhin, kryeministri ynë, po përpiqet me të gjitha bateritë e propagandës së tij, t’a transferojë betejën lindje - perëndim në politikën e brendëshme të vendit.

Kështu ne përjetuam për disa javë me radhë zhurmën e rokopujshme se opozita vendase ishte financuar nga Kremlini për të penguar integrimin perendimor të Shqipërisë. Megjithëse për këtë fabul qesharake nuk kishte asnjë provë,  vetë Rama dhe karikaturat e tij i ranë fort daulleve të këtij rreziku.

Pa marrë parasysh frikën e të qenit qesharakë, ata i frynë këtyre borive dhe kur nisën aksionin e shkatërrimit të LSI-së në bazën e saj. Ishte sa e trishtë aq edhe komike të shikoje disa burra koktrashë e të dhjamosur që e kishin të shkruar në ballë se ishin futur në politkë për të mëkuar obezitetin e tyre, të deklaronin se po largoheshin nga opozita se nuk duronin dot lidhjen e saj me rusët.

Po t’i shtosh këtyre edhe episodet kur kryeministri i justifikon krizat e brendëshme me implikimin e elementëve anti perendimorë, apo kur kërcënon BE se armiqtë e saj janë të gatshëm të marrin rol në Ballkan, bëhet e qartë se Edi Rama po mundohet t’i ngrejë velat e barkës së tij të batuar, në drejtimin e erërave anti ruse që po fryjnë në botën perendimore.  

Por, këtu së paku duhet të jemi të qartë. Dy “agjentët rusë” që u kërkuan të dëbohen sot nga Tirana, nuk janë një provë për pretendimet e kryeministrit shqiptar.  Zbulimi i “veprimtarisë së tyre agjenturore” nuk ka asnjë lidhje të përbashkët me fabulën anti Kremlin që po mban prej kohesh ngritur Edi Rama. Dëbimi i tyre është një provë solidariteti ndaj aleancës ku është rrshtuar Shqipëria dhe aspak një fakt më shumë për kulisat putinjane që po luhen këtu. Çdo përpjekje për ta servirur si të tillë, jo vetëm që është një mashtrim i madh, por është edhe tentativa e fundit e një rregjimi të kleptokrat dhe oligarkik, për t’u njësuar përkrah vlerave sipërfaqësore të perëndimit. 

©Lapsi.al

 

Dëbimet e diplomatëve rusë, vjen reagimi i Moskës zyrtare

ZYRTARE/ Shqipëria largon dy diplomatë rusë, Karpushin thirret në Ministrinë e Jashtme

Dëbimet e diplomatëve rusë, vjen reagimi i Moskës zyrtare

Londra përshëndet aleatët: Përgjigje e jashtëzakonshme ndaj Rusisë

 

Të këshilluara

Edi Rama nuk është car, por rusët i duhen

Ndoshta që nga prishja me Bashkimin Sovjetik, rreth gjysëm shekulli më parë, dhe daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, Rusia nuk ka qenë ndonjëherë e p...

18:04

Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë një manipulator i talentuar. Në qëndrimet që ka mbajtur dhe në intervistat që ka dhënë, gjatë një t...

14:36

Rama, një marshim me veshë të dyllosur

Kjo e enjte në parlament, më tepër se për sherrnajën e zakonshme pozitë-opozitë do të mbahet mend për një gjest simbolik të Edi Ramës: mbylljen e veshëve me kuf...

10:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI