Flash

Cilët ishin proamerikanët e ekzekutuar nga regjimi komunist

Lapsi.al 20 March 2018
Cilët ishin proamerikanët e ekzekutuar nga regjimi komunist

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar disa fakte të reja rreth disa ekzekutimeve në kohën e sistemit komunist.

Ai thotë se në vitet 1946-1948 në Shqipëri janë zhvilluar disa procese politike kundër disa intelektualëve që ishin pro-amerikanë (shtresa natyrale e të djathtëve të vendit) ose ishin pjesë e antifashistëve të cilët ushtria amerikane i liroi nga kampet e fashizmit në Itali në shtator-tetor 1948.

"Pas shumë vitesh kërkimi, kam mundur të evidentoj gjithë personat e përfshira në këto procese të egra politike. Gati të gjithë të arrestuarit u mbajtën 2 vjet të izoluar në hetuesi dhe u torturuan në mënyra çnjerëzore. Në 70-vjetorin e ekzekutimi të nëpunësve Sinan Gjoni e Spiro Ruços dhe gazetarit Kolë Berisha, por postoj fotografitë e hetuesisë së dy prej tyre (tjetri nuk ka foto hetuesie). Në foto Kolë Berisha (majtas) dhe Spiro Ruço (djathtas) pas gati 2 vjetësh izolim e tortura në hetuesinë komuniste" - shkruan Dervishi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI