Flash

Kur lali Eri shthuret live

Lapsi.al 23 February 2018
Kur lali Eri shthuret live

Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion Veliajt me gazetarët në "Opinion", të bënte përshtypje një emërues i përbashkët. Në të gjitha theksohej se kryebashkiaku i kishte intimiduar, kërcënuar madje dhe fyer apo kërcënuar bashkëbiseduesit e tij të së enjtes mbrëma. Le ta themi që në fillim. Kjo qarje dhe ky ankim nuk ka bazë. As unë, as kolegët e mij, nuk jemi lule mos më prek. Nëse e bëjmë ashtu sikurse duhet profesionin tonë, i shkelim në kallo shumëkujt, i prishim punë atyre që kanë pushtet, u nxjerrin në pah të vërteta të frikshme, ne riskojmë, si pasojë e kësaj, të marrim kundër goditje të forta, për të cilat duhet të jemi të përgatitur.

Prandaj, unë kam qenë dhe jam kundër ankesave dhe përlotjeve patetike ndaj pushtetarëve që cënojnë gazetarët. Ashtu sikurse jam edhe kundër thirrjeve paternaliste të Fevziut, që i bërtiste dje Erion Veliajt: “Do të mbyll emisionin po më intimidove gazetarët duke i përmendur pronarët”. Dukej sikur ata që kishte në studio ishin njerëz që nuk dinin t’i dilnin vetes për zot, sikur ata qenë kolegë që nuk e kishin arritur lirinë dhe pavarësinë e tyre profesionale.

Pra, duke lexuar komentet e sotme, më duket sikur jehona e përballjes së mbrëmshme në “Opinion” po futet në rrjedhën dhe shtratin e gabuar. Sepse lajmi i së enjtes nuk ishte se u cënuan apo frikësuan gazetarët. Shumë më evidente qe një tjetër gjë: Ata e nxorrën nga binarët kryebashkiakun. Si rrallë ndonjëherë, ne pamë jo lali Erin e dashur dhe paqësor, jo bamirësin që shpërndan pako me ushqime, jo vullnetarin që mbjell pemë dhe as njeriun human që përqafon një gjyshe apo ngre në krahë një fëmijë rom.

Në mbrëmë pamë një fytyrë tjetër. Atë të njeriut që nuk e ka për gjë t’u thotë bashkëbiseduesve racistë, depresivë apo mashtrues, vetëm sepse ata mëtonin të mbronin idetë e tyre.

Ajo që ne mësuam nga përballja e kësaj të enjte, është se Erion Veliaj nuk është i njëjti personazh i qeshur, i paqtë dhe bamirës që na paraqesin kronikat fallco që shpërndan stafi i tij në bashki dhe që i transmetojnë me krahët (ose këmbët) hapur të gjitha televizonet tona.

Mjaftoi një ballafaqim i thjeshtë, jo me kritikët e tij më të fortë (duhet thënë se asnjë nga gazetarët në panel nuk ka firmën e tij mbi shkrime kundër Veliajt), që atij t’i dilte boja. Edhe me këtë oponencë të moderuar, ai u vizatua ashtu sikurse është. Një politikan që në vend të argumentave përdor fyerjet dhe kërcënimet. Një personazh i krijuar nga hiçi, që për ta kthyer në origjinë dalin e teprojnë vetëm pak doza gazetarie të vërtetë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Edi Rama dhe arti si shtesë pallati

Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe vetë, për të ruajtur vendin e tyre të punës, godinën e Teatrit Kombëtar, por në fakt ndoshta pa vetë...

13:59

Pse u rebelua Bert Ndrenika?

Disa copëza kronikash televizive të emetuara pa kujdes aty këtu, disa filmime të një tubimi të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe më pas disa deklarata konfuze ar...

18:19

Si frenohet shoferi Edi Rama ?

Kohët e fundit në kampin opozitar janë shtuar akuzat ndaj atyre, që deklarojnë nëpër media se “janë të gjithë njëlloj”. “Si mund të jemi ne njëlloj me këta, që ...

15:17

Arrestimet, dy standartet e LSI-së

Të gjithë figurat kryesore të LSI-së janë hedhur në një sulm frontal për ta paraqitur si politik arrestimin e një drejtori të rrugëve që ishte pjesë e kësaj par...

13:56

Pse e sulmoi Basha, Lubonjën?

Shumëkush nga ata që e kanë parë të enjten në mbrëmje debatin nervëtendosur në “Studio e hapur”, kanë mbetur të befasuar teksa e dëgjonin Lulzim Bashën ta akuzo...

11:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI