Flash

Sherr me thika në Durrës, plagoset një 21 vjeçar

Lapsi.al 23 January 2018
Sherr me thika në Durrës, plagoset një 21 vjeçar

Një 16-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi ka plagosur me thikë shtetasin A.K 21 vjeç . Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S.S. 16 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi i mësipërm, më datë 23.01.2018, rreth orës 10:30 në lagjen Nr.16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin A.K. 21 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.

Të këshilluara

Rama bllokohet nga bora në Davos

Kryeministri shqiptar që do të marrë pjesë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos ku mblidhen ajka e korporatave multimilionere të globit dhe shefat e q...

16:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI