Flash

Reforma në drejtësi, Berisha sulmon ambasadorët e SHBA dhe BE: Janë palë me Edi Ramën

Lapsi.al 23 January 2018
Reforma në drejtësi, Berisha sulmon ambasadorët e SHBA dhe BE:

Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar sërish ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, për të cilët tha se janë  palë me Edi Ramën sa i përket reformës në drejtësi. Gjatë një interviste në Ora News, Berisha komentoi deklaratën e sotme të ambasadorit ameriken. 

"Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi venezia. Janë mbështetës së fuqishëm. Absolutisht janë palë me Edi Ramën. Sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA", u shpreh Berisha. 

Më herët për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan kishte thënë se politika shqiptare nuk duhet të fajësojë BE-në dhe SHBA-në për reformën në drejtësi, por duhet t'i futet punës për zbatimin e saj. 

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI