Flash

Reagon PD për hedhjen e shortit për KLGJ dhe KLP: Proces i korruptuar politikisht, të afërt me Ramën

Lapsi.al 23 January 2018
Reagon PD për hedhjen e shortit për KLGJ dhe KLP: Proces i korruptuar

Ditën e sotme në një dalje për mediat, deputetët e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi, kanë theksuar rëndësinë e një procesi të pastër, në mënyrë që të mos kapet drejtësia. Sipas tyre, procesi i djeshëm për KLGJ dhe KLP ka treguar se deri më tani ka qenë një proces i korruptuar. Bylykbashi tha se “moskapja e sistemit të drejtësisë është me rëndësi për shqiptarët”. Po ashtu ai shtoi se kandidaturat janë në kundërshtim me ligjet dhe procedurat, si dhe janë të kontrolluar nga Rama.

“Kandidatura në KLGJ/KLP me afilacion të pastër politik, në shumicën e tyre janë në kundërshtim me kriteret e Kushtetutës dhe ligjit, disa janë të skualifikuar nga ONM. PD nuk kishte dyshim se 10 emrat jo vetëm do te ishin të afërt me kryeministrin Rama, por me probleme të renda me ligjin dhe Kushtetutën, rrjeshimisht e papranueshme. Procesi është i delegjitimuar dhe parlamenti nuk mund të miratojë këtë listë të deligjitimuar. Shkeljet ligjore dhe kushtetuese për kriteret e kandidatëve e bëjnë listën të pavlefshme.”, - tha Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI