Flash

Protestuan kundër inceneratorit të plehrave në Fier, policia prangos 4 persona

Lapsi.al 23 January 2018
Protestuan kundër inceneratorit të plehrave në Fier, policia

Ditën e djeshme banorët e fshatit Verri në qarkun e Fierit kanë protestuar kundër ndërtimit të një inceneratori plehrash, e teksa njerëzit tubonin ka patur dhe incidente e përplasje me policinë e shtetit. Këtë të martë, policia e Fierit ka arrestuar 4 nga protestuesit me argumentin se kanë marrë pjesë në një tubim të paligjshëm si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.

2.Eridjon Janji, 32 vjeç.

3.Bledjon Bita, 43 vjeç.

4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.

Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI