Flash

Ministrja e Drejtësisë mbledh krerët e rinj të Burgjeve, u jep porositë për punën

Lapsi.al 23 January 2018
Ministrja e Drejtësisë mbledh krerët e rinj të Burgjeve, u

Ministrja e Drejtesisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një mbledhje me krerët e rinj të burgjeve në vend, duke u adresuar porositë për punën. Takimi u bë në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të analizës vjetore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në takim të pranishëm ishin Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, z. Arben Çuko si dhe 24 drejtorë të IEVP-ve në vend. Zyra per shtyp e MD ben me dije se gjatë analizimit të situatave dhe problematikave të vërejtura në këto Institucione, Ministrja Gjonaj tha se një punë e madhe po bëhet për ridizenjimin e sistemit penitenciar, përmes një reformimi strukturor dhe ligjor.

Këto ligje sipas Ministres do të rregullojnë mënyrën e rekrutimit, transferimit, daljes në pension apo dhe shkarkimit të një punonjësi të policisë së Burgjeve, duke i dhënë fund ndërhyrjeve politike dhe duke mundësuar një status të veçantë për punonjësit e policisë së burgjeve.

Duke kërkuar rezultate në punë nga ana e drejtuesve të rinj, Ministrja Gjonaj rinënvizoi edhe njëherë detyrat që ata duhet të përmbushin në periudhën tre mujore të provës, detyra që kanë të bëjnë me sigurinë në burgje, luftën ndaj korrupsionit në stafin e institucioneve, dhe mënyrën e trajtimit të të dënuarve.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI