Flash

Hendeku i madh/ Sa fitojnë kompanitë e mëdha në Shqipëri

Lapsi.al 23 January 2018
Hendeku i madh/ Sa fitojnë kompanitë e mëdha në

Përqendrimi i lartë i pasurisë në pak duar ishte shqetësimi kryesor që po diskutohet në Forumin Ekonomik të Davosit, teksa një raport i fundit i Oxfam International konstatoi se 82% e pasurisë së krijuar në vitin 2017 shkoi në duart e 1% më të pasurve. Raporti i Oxfam tha se tendenca tregon që ekonomia globale po shkon në favor të të pasurve, duke shpërblyer pasurinë, në vend të punës. “Bumi i milionerëve nuk është një shenjë e një ekonomie në lulëzim, por një shenjë e një dështimi të sistemit ekonomik,” tha Winnie Byanyima, drejtore ekzekutive e Oxfam International.

Po në Shqipëri?! Pabarazia dhe varfëria janë rritur në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Rritja gjithëpërfshirëse dhe raporti i zhvillimit” për 2018. Pabarazia neto e të ardhurave i cilësuar ndryshe si treguesi GINI ka pësuar rritje me 7.7 për qind, në pesë vitet e fundit sipas raportit, duke u gjitur në 38.4%. Forumi raporton gjithashtu se varfëria ka ardhur në rritje. Sipas raportit, shqiptarët që jetojnë në varfëri u rriten me 0.7 për qind dhe norma e varfërisë ka arritur në 6.8%.  Për vendet në zhvillim, ky tregues llogaritet si përqindja e popullsisë që jeton më pak se 3.1 dollarë në ditë.

Sa fitojnë të mëdhenjtë në Shqipëri

Edhe pse në Shqipëri brezi i sipërmarrësve ka maksimumi një aktivitet 25 vjeçar, të mëdhenjtë (edhe pse nuk janë shumë) kanë arritur të diferencohen dukshëm me pjesën tjetër të qindra e mijërave bizneseve mikro e të vogla, që kanë të ardhura minimale nga aktiviteti i tyre.

Të dhënat e llogaritura nga “Monitor”, që i referohen 100 kompanive me fitime më të larta në Shqipëri për vitin 2016 (të fundit të disponueshme),  se ato fituan në total 62 miliardë lekë, ose 505 milionë euro. Kjo përbën 35% të të gjitha fitimeve të deklaruara në Shqipëri në 2016-n. (bazuar në tatimfitimin e paguar në 2016-n, fitimet totale të biznesit arrijnë në 194 miliardë lekë). Fitimet e 100 subjekteve janë sa 5% e asaj që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto).

Fitimet e 100 më të mëdhenjve janë sa dyfishi i atyre që fituan në total mbi 93 mijë biznese të vogla, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Sipas Anketës Strukturore të Ndërmarrjes 2015 (e fundit e disponueshme), 93,376 subjekte me 1-4 punonjës raportuan fitime prej 38 miliardë lekësh. Në Shqipëri ka rreth 128 mijë ndërmarrje aktive (pa llogaritur fermerët). Pra 100 kompanitë më të mëdha përbëjnë vetëm 0.08% të totalit të bizneseve në vend./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI