Flash

Vlora qyteti me numrim më të madh të vrasjeve për vitin 2017

Lapsi.al 22 January 2018
Vlora qyteti me numrim më të madh të vrasjeve për vitin 2017

2017 cilësohet pa asnjë dyshim si viti historik në këto 3 dekada, sa i përket numrit më të ulët të vrasjeve. Këtë vit numri i vrasjeve ra në 50, nga 71 që ishte në vitin 2016.

Në vitin 2010, kur ministër i Brendshëm ishte kreu aktual i opozitës Lulzim Basha, ndodhën 118 vrasje. Në 2013 kur PD la pushtetin ndodhën 107 vrasje.

Duke iu referuar shifrave të Policisë së Shtetit rezulton se për vitin që lamë pas, Berati ishte qarku më paqësor në fushën e krimeve të rënda, pasi nuk pati asnjë vrasje.

TemA mësoi se Tirana si qarku me numrin më të lartë të banorëve në Shqipëri, këtë vit shënoi 9 vrasje, ose 50% më pak se 2016. E veçanta e këtij viti është se gjithë ngjarjet janë zbardhur dhe autorët janë vendosur përpara drejtësisë. Kjo dëshmon një angazhim dhe një performancë të lartë të punës së Policisë së Tiranës.

Pavarësisht se Elbasani nuk është një qytet pa probleme, sidomos përplasjet mes dy grupeve kriminale rivale ‘Çapaj’ dhe ‘Çela’, në këtë qark për vitin 2017 është shënuar vetëm 1 vrasje, ndërkohë që një vit më parë ndodhën 6 të tilla.

Për vitin 2017 qarku më problematik në Shqipëri mbetet Vlora me 12 vrasje, disa prej tyre ende pa autor.

Një ulje në krahasim me vitin 2016 në numrin e vrasjeve kanë patur edhe qarqet e Korçës, Fierit, Shkodrës, Lezhës dhe Gjirokastrës.

Vetëm pak ditë më parë një studim i ‘Numbeo’ renditi Shqipërinë në vendin e 211 nga 327 vende në botë, përsa i përket indeksit të krimit.

Krahasuar me një vit më parë, Tirana ka dalë nga zona e kuqe e rrezikut të krimit dhe tashmë është shënuar me ngjyrë të verdhë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI