Flash

Rama paralajmëron rikthimin e Blushit në media: Shpresoj që të fitojë gazetaria në këtë rast...

Lapsi.al 22 January 2018
Rama paralajmëron rikthimin e Blushit në media: Shpresoj që

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe largimin e Ben Blushit nga politika. Gjatë emisionit të gazetarit Ilir Babaramo, Rama u shpreh:

“Shpresa është që të fitojë gazetaria në këtë rast. Të fitojë letërsia. Blushi është një njeri që ka dhunti të mjaftueshme dhe politikën s’e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë. Politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, kurse fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë. I uroj të bëj më shumë se c’mund të bënte përmes politikës”.

Duket se kjo deklaratë e Ramës rikonfirmon atë që është përfolur së fundi në media se Ben Blushi do t’i rikthehet gazetarisë, andej prej nga u largua rreth 20 vjet më parë për t’iu futur politikës. Deri  më tani është përfolur se ai do të marrë drejtimin e Top Channel.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI