Flash

Policia italiane prangos shqiptarin, akuzohet për përdhunimin e dy femrave

Lapsi.al 22 January 2018
Policia italiane prangos shqiptarin, akuzohet për përdhunimin e dy

Policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar një 30 vjeçar shqiptar i akuzuar për perdhunim të dy femrave, njëra prej të cilave shtetase e huaj. Ai jeton prej disa vitesh në Itali e punonte rregullisht në picerinë në pronësi të familjes së tij në Milano. Por njëkohësisht 30 vjeçari shqiptar punonte dhe si taksist në mënyrë ilegale. Dy episodet e dhunimit janë verifikuar në orët e para të mëngjesit të 24 korrrik të 2016 e në 11 nëntor të 2017.

Shqiptari i ka ofruar viktimave shërbim taksie jashtë diskotekës Old Fashion të Milanos e më pas i ka dhunuar seksualisht në bordin e automjetit të tij tip Fiat Panda. Analiza e ADN ka qënë vendimtare në identifikimin e arrestimin e shqiptarit. Gjithashtu në zbardhjen e ngjarjes ka ndihmuar dhe një video e realizuar pak para dhunimit nga njëra prej vajzave.

Për identifikimin e automjetit ka ndihmuar një zemër stofi në ngjyrë të kuqe e varur në makinë, element i përcjellë për autoritetet italiane nga rrëfimi i dy vajzave të dhunuara. Policia italiane dyshon se bëhet fjalë për një "dhunues serial" prandaj ka bërë thirrje që kushdo që ka mbetur viktimë e një dhunimi seksual në qytetin e Milanos e dyshon tek 30 vjeçari të denoncojë në polici.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI