Flash

Ngrihen dyshime për eshtrat e para të zbuluara në Tepelenë. Janë ushtarë grekë apo italianë?

Lapsi.al 22 January 2018
Ngrihen dyshime për eshtrat e para të zbuluara në Tepelenë.

Që në ditën e parë të gërmimeve në fushën e fshatit Dragot të Tepelenës janë gjetur eshtrat e para të ushtarëve grekë. Të paktën kështu pretendon Ministria e Jashtme greke, e cila e publikuar në Twitter një foto dhe shkruan:

“Moment historik gjetja e parë e eshtrave të dy të rënëve grekë. Punimet nisën sot, në prani të një komiteti të përbashkët greko-shqiptar, nën një klimë emocionuese”.

Por pas publikimit të këtij lajmi, ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj, thotë se bëhet fjalë për varrin e një ushtari italian. Duke folur për politiko.al Demiraj shprehet se kjo kuptohet nga grada e korporalit (tetar), por edhe nga shkronjat e alfabetit latin në medaljon. Siaps tij pala greke vazhdon të pompojë historinë e gënjeshtrave sa i përket eshtrave të ushtarëve grekë.

Më herët politiko.al pas një verifikimi në databasën e ushtarëve italianë të rënë në Shqipëri, database e cila gjendet në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes italiane, zbuloi se gjatë në vitet 1940-1941,  në vendin tonë kanë rënë 8 ushtarë italianë që mbajnë mbiemrin Greco, sikundër shihet edhe në foton e eshtrave të publikuar sot. Kjo ngre dyshime nëse kemi të bëjmë me një ushtar italian apo një ushtar grek? Megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Në vendin ku po kryheshin gërmimet, mediat nuk janë lejuar të afrohen.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI