Flash

Gazetarja zbulon çfarë u gjet në celularin e Arielës

Lapsi.al 22 January 2018
Gazetarja zbulon çfarë u gjet në celularin e Arielës

Dalin të tjera të dhëna në lidhje me ngjarjen që tronditi jo vetëm Tiranën por të gjithë opinionin publik. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në ‘Studio e Hapur” ka treguar me detaje se si u vra studentja 21-vjeçare Ariela Murati. Ajo tha se nga vëzhgimi i telefonit është zbuluar se mes dy të rinjve ka pasur kontakte javët e fundit, por bisedat mes tyre kanë qenë mjaft të acaruara.

“Ngjarja ka ndodhur në sy të motrës dhe kushërirës, të cilat kanë qenë duke e shoqëruar atë për në shtëpinë e saj. Janë ndaluar nga autori i cili ka udhëtuar nga Fieri enkas për tu takuar me të ndjerën. Ai ka pasur një debat me të, ka tentuar ta godasë, dhe ajo është ulur për ti shpëtuar goditjes dhe më pas ai ka qëlluar drejt saj. Fillimisht ka mbetur e plagosur dhe diku pas një ore ka ndërruar jetë në spital.

Nga të gjitha hetimet paraprake por edhe nga këqyrja e telefonit është vënë re se ngjarja kishte agravuar. Nga hetimet flitet se një javë më parë ka shkuar në shtëpi të vajzës për ti kërkuar dorës, por nuk ka pasur marrje në pyetje të familjarëve.

Ka pasur komunikim mes tyre. Nuk dihet nëse kanë pasur biseda të agravuara, kjo mbetet për tu parë. Vajza ka qenë duke u adresuar në komisariatin numër 4 por që nuk ka arritur ta bënte pasi ndodhi ngjarja”, - tha Lala.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI