Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Detajet e reja/ Aldison Beluli e kishte paralajmëruar një javë më parë vrasjen e 21-vjeçares

Lapsi.al 22 January 2018
Detajet e reja/ Aldison Beluli e kishte paralajmëruar një javë

Një vrasje e paralajmëruar. Kështu mund të quhet vrasja e 21-vjeçares Ariela Murataj, studente në fakultetin e drejtësisë. Ajo u qëllua me pistoletë nga 23-vjeçari Aldison Beluli, i cili kishte kohë që e përndiqte sepse kërkonte që të lidhej me të, por Arilena nuk pranonte. ABC News ka shkuar në fshatin e vajzës së vrasë duke mësuar detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë.

Jo më larg se një javë më parë Aldison Beluli kishte debatuar më kushërinjtë e Arielës në qendër të fshatit Zharrëz. Shkak për këtë debat ka qenë këmbëngulja e vazhdueshme e Aldison Belulit që të lidhej me 21-vjeçaren edhe pse kjo e fundit nuk pranonte. Ata i kanë kërkuar 23-vjeçarit që ta linte të qetë Arielën, por një javë më vonë, pikërisht dje ai do të bënte të kundërtën duke qëlluar mbi të dhe më pas edhe mbi veten.

Po ashtu, mësohet se Aldison Beluli e ka paralajmëruar vrasjen e Arielës, pasi pak ditë më parë, në rrethin e tij shoqëror ai është shprehur se do ta vriste 21-vjeçaren dhe më pas do të vriste veten. Majde ai kishte treguar edhe dy plumbe me të cilët do ta bënte këtë gjë.

Ndërkohë që dje, rreth orës 15:00 Aldison Beluli qëlloi me disa plumba në bark Arilën dhe më pas qëlloi edhe veten me një plumb në kokë. Pamjet e krimit tronditën kryqytetin ndërsa kalimtarë të shumtë panë trupat e dy të rinjve tek lëviznin të gjakosur në tokë. Fatkeqësisht, Arilea Murataj nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa Aldison Beluli ndodhet ne gjendje të rëndë në spital. ©Lapsi.al

[video width="600" height="336" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/01/Editor5.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI