Flash

Basha nga Korça: Fund qeverisë me 2 standarde, Rama po mbron Tahirin, Balilin dhe Shullazin

Lapsi.al 22 January 2018
Basha nga Korça: Fund qeverisë me 2 standarde, Rama po mbron

Ndërsa pritet protesta e 27 janari, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestës e cila do të mbahet në këtë datë. Basha u ka kërkuar qytetarëve që të bashkohen për t’i dhënë fund qeverisjes me dy standarde që favorizon klientët dhe bandat kriminale që e mbajnë në pushtet dhe ngarkon qytetarët me taksa. Basha gjithashtu ka shtuar se pasoja kryesore e blerjes së zgjedhjeve dhe bashkëqeverisjes së Ramës me krimin është varfërimi i shqiptarëve dhe pasiguria për të ardhmen.

“Zero taksa për hotelet e reja me pesë yje që do të ndërtohen si lavatriçe të parave të pista. Këta nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet, ndërsa një hotel me pesë dhoma në Korçë, do të fillojë të paguajë 20% TVSH. 20% më shtrenjtë, nga buka, tek veza, tek vaji, gjithçka që blihet në dyqane. Gjithçka që blihet në dyqane, që deri më sot nuk e paguanin këtë TVSH, këtë marrëzi të fundit, tani duhet të paguajnë edhe 20 përqindëshin. Zgjedh të rrisë çmimin e energjisë elektrike, zgjedh të rrisë çmimin e naftës, që të marrë me një dorë 220 milionë euro ARMO, pra, Edi Rama me Beson me shokë, dhe 50 milionë euro taksa të papaguara që do të mjaftonin që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afër 30 mijë në vit, të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lek të vjetra në muaj për të bërë stazhe. Ne sot kemi një prokuror të emëruar pa vetting. Përse? Për t’i kthyer pasaportën Sajmir Tahirit, për të prishur gjyqin e Emiljano Shullazit, për të bërë të pakapshëm Klement Balilin, i cili bredh nën hundën e policisë, nga mesi i Tiranës ne lokalet e Sarandës.” - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI