Flash

Pëfundon takimi Bushati-Kotzias në Korçë, a u arrit marrëveshja?

Lapsi.al 21 January 2018
Pëfundon takimi Bushati-Kotzias në Korçë, a u arrit

Ministria e Jashtme shqiptare dhe ajo greke shpërndanë një njoftim të përbashkët për shtyp në përfundim të bisedimeve tre-ditore te zhvilluara në Korçë.

Në deklaratë flitet për për përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, por pa përmendur ndonjë prej zgjidhjeve të pretenduara.

Pritej që në përfundim të bisedimeve, sot të zhvillohej një deklaratë e përbashkët e ministrave për mediat, por dy delegacionet u mjaftuan me një njoftim për shtypin.

Njoftimi mbyllet duke theksuar se dialogu mes vendeve do të vazhdojë në muajt në vijim, çka lë të kuptojë se shefat e diplomacisë së Shqipërisë dhe Greqisë kanë akoma shumë çështje të lëna pezull dhe zgjidhjet duken ende përtej horizontit. ©LAPSI.AL

Njoftim i përbashkët i Ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë

(Korçë, 21 janar 2018)

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.

Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI