Flash

E dielë e përgjakur/ Plumba studentes së juridikut në Tiranë

Lapsi.al 21 January 2018
E dielë e përgjakur/ Plumba studentes së juridikut në

Ariela Murati ka qenë duke ecur në rrugën pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Shiu i kësaj të diele rralloi lëvizjet në rrugë dhe askush nuk e vuri re përballjen e vajzës me Aldison Belulin.

23 vjeçari i kërkonte të lidheshin bashkë thotë policia, por siç duket ishte refuzuar vazhdimisht nga vajza. Momentet e fundit mes të dyve janë të paqarta, por Aldisoni e ndaloi Arielën i armatosur.

Refuzimi ka qenë i fundit. 23 vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar vajzën në bark.

Më pas vuri armën në kokë dhe tërhoqi këmbëzën.

Të dy janë shtrirë në tokë. Në momentet e fundit Ariela qëndroi e shtrirë rrethuar nga të panjohur, ndërsa plaga në bark i rridhte gjak.

Nuk është e qartë, nëse përndjekja e Aldison Belulit kishte krijuar shqetësime të forta tek 21 vjeçarja. Mbetet për t'u parë nëse vrasësi kishte precedentë penalë apo ishte denoncuar më herët në polici. Dy trupat e të rinjve qëndruan për rreth 30 minuta të shtrirë në tokë thanë dëshmitarë okularë për Lapsi.al.

Kur mbërriti ambulanca të dy bashkë u dërguan në reanimacion. Vajza ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, ndërsa vrasësi me një plumb në kokë është në gjendje të rëndë.©Lapsi.al

Të këshilluara

Ben Blushi tërhiqet nga politika

Pas mosmarrëveshjeve me Mimoza Hafizin, Ben Blushi themeluesi i LIBRA, tërhiqet nga drejtimi i kësja partie. Ai e ka bërë publik këtë vendim përmes një letre pu...

14:42

A mund të luftohen me ligj lajmet e rreme?

Raphawl Hadas-Lebel PARIS – Si mund ta luftojnë shoqëritë prurjen e informacionit të rremë, shpesh herë të fabrikuar, që vërshon nëpër internet dhe përmes me...

18:19

Mediat dhe Fejsbuku, fundi i një dashurie

Nga Franklin Foer Mark Zuckerberg lëvizi me shpejtësi, dhe në pak kohë shkaktoi një pështjellim të madh. Ka tronditur botën e gazetarisë, duke reduktuar në më...

16:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI