Flash

Tjetër largim nga Vetëvendosje, dorëhiqet zëdhënësi i partisë

Lapsi.al 20 January 2018
Tjetër largim nga Vetëvendosje, dorëhiqet

Nga Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë të largohen njerëz. Së fundi ka dhënë dorëheqjen zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti. Përmes një deklarate të postuar në faqen e tij në Facebook, ai thotë se nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në një vend me dogmatikët, naivët dhe me servilët, pa përmendur emra se cilët janë këta.

"Ka kohë që e kam bindur veten se nuk kam vend aty ku zënë vend e ulen këmbëkryq servilët, naivët dhe dogmatikët. Ndaj, me këtë letër japë dorëheqjen time nga Zyra për Media dhe Komunikim në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e po ashtu këtu i japë fund edhe angazhimit tim në këtë organizatë politike", ka shkruar ai.

Ditë më parë nga funksionet në Vetëvendosje janë larguar kryetari Visar Ymeri dhe deputetët Dardan Sejdiu, Shqipe Patina e Dukagjin Gorani, përfshi edhe Dardan Molliqajn. Deri më tani s’ka asnjë qëndrim publik të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti se me cilin grupim do të pozicionohet.

Ka zëra që thonë se grupi i shkëputur nga Vetëvendosja do të formojë një parti tjetër. Ndërkohë që Vetëvendosje po shkon drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri. Kandidati i vetëm në garë është lideri historik, Albin Kurti.

©LAPSI.al 

Image result for shkodran hoti vetevendosje

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI