Flash

Si ka ndryshuar çmimi i kanabisit vitet e fundit në Shqipëri

Lapsi.al 20 January 2018
Si ka ndryshuar çmimi i kanabisit vitet e fundit në Shqipëri

Emisioni “Java në RTSH” publikoi disa shifra të çmimit të drogës, për të treguar se kur ka lulëzuar kanabisi dhe kur ky biznes ka qenë në krizë. Sipas gazetarit Lorenc Vangjeli kjo tabelë tregon se si ka lëvizur çmimi në këtë biznes kriminal.  Ky emision ka bërë një qasje tjetër për çështjen e kanabisit. Megjithëse është një biznes kriminal, si çdo biznes, kushtëzohet nga ligjësitë e tregut, nga kërkesa dhe oferta.

Lëvizja e çmimit të kanabisit në vite dëshmon në të njëjtën kohë edhe dinamikën e ofertës së afruar nga kultivuesit dhe trafikantët. Sa më shumë prodhim e stok aq më i ulët çmimi dhe anasjelltas. Kjo është qasja empirike që emisioni “Java në RTSH” ka bërë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me këtë fenomen dhe biznes kriminal në llogari të fundit.

Por se si ka lëvizur çmimi i kanabisit në pesë vitet e fundit dhe kush ka ndikuar ne këtë biznes, gazetari Artan Hoxha thotë se: “Fillimisht ishte aksioni antikanabis në qershorin e 2014-ës që çoi në rritjen e shpejtë të çmimit në dy vitet që pasuan. Por superprodhimi i 2016-ës krijoi një realitet të ri në tregun europian të kanabisit, bumin e prodhimit “Made in Albania.”

Gazetari Artan Hoxha ka theksuar në fjalën e tij se çështja e drogës është një ndër shkaqet kryesore për rritjen e nivelit të kriminalitetit në vendin tonë. “Krimi ka patur nje rikthim te frikshëm gjatë javes që lamë pas. Me 3 te vrare dhe 9 te plagosur, brenda 48 oreve, nga Shkodra ne Vlore, bilanci eshte me të vërtetë tragjik. Përveç numrit te lartë të viktimave."

Artan Hoxha vijëzon faktin se ajo qe i lidh të treja ngjarjet është motivi, pra sipas tij në të gjitha rastet viktimat, kryesisht emigrantët të kthyer për festat e fundvitit në Shqipëri, janë vrarë për shkak te implikimit të tyre në trafikun e narkotikëve. Ajo që është paralajmëruar prej kohësh, tashme eshte duke ndodhur. “Po mbjellim atë që kemi korrur. Droga në llogari të fundit paguan me tritol ose me plumba”, tha Zogaj në përfundim të kësaj pjese të emisionit.kanabisi

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI