Flash

Marrëveshja e 2009, në 22 janar rinisin gërmimet në Jug për eshtrat e ushtarëve grekë

Lapsi.al 19 January 2018
Marrëveshja e 2009, në 22 janar rinisin gërmimet në Jug

Në 22 janar fillojnë në fshatin Dragot të Tepelenës gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një proces që është rrjedhojë e marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e greke të asaj kohe. Sipas Javanews gërmimet aktuale kryhen në kuadrin e ndërtimit të dy varrezave që parashikon marrëveshja e mësipërme, përkatësisht në Këcyrë dhe në Bularat.

Po ashtu mësohet se nuk ka asnjë devijim nga marrëveshja e vitit 2009 dhe se nuk do të ketë asnjë varrezë të re, përveç vendprehjeve të përcaktuara në atë marrëveshje. Me insistimin e palës shqiptare, është përfshirë në procesin e kërkimit dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë, edhe një ekspert amerikan i identifikimit. Gërmimet aktuale do të kryhen mbi bazën e një protokolli strikt, i cili parashikon se të gjitha shpenzimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave do të jenë të palës greke.

Sqarohet gjithashtu se gërmimet do të kryhen në zona të cilat do dakordësohen paraprakisht me palën shqiptare dhe se procesi do të nisë vetëm me dhënien e lejes nga zyrtarët shqiptarë të pranishëm në kërkim-zhvarrimet që do të kryhen.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI