Flash

FOTO/ Rama kundër atyre që nuk u pëlqeu si Babagjysh: Cinikë dhe histerikë!

Lapsi.al 19 January 2018
FOTO/ Rama kundër atyre që nuk u pëlqeu si Babagjysh: Cinikë

Mëngjesi i së premtes ka qenë ndryshe për Edi Ramën. Postimi i tij i tij i parë i ditës që nis me fjlaën “Mirëmëngjes!” nuk ishte edhe aq i qetë. Kreu i qeverisë ka postuar një video 4 minutëshe për “punën” e tij të bërë si Babagjysh. E ka fjalën për dhuratat që u bëri dy të ftuarve në emisionin “E diela shqiptare” të Ardit Gjebresë, Leos dhe Eriglisës.

“Mirëmëngjes me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë - ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë - ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.

Atij mesa duket nuk i kanë pëlqyer kritikat se përse një kryeministër nuk mund të sillet si babagjysh që shpërndan dhurata në Tv duke dashur të tregojë një anë tjetër të tij, por duhet të sillet si një kryeministër që bën reforma për të gjithë ata që janë në nevojë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kjo qeveri po kalbet

Nga Astrit Patozi Nese fotot panoramike të mëngjesit në facebook-un e kryeministrit quhen punë, timonieri i "Rilindjes" po qeveris mirë. Nëse pemët që mbill...

21:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI