Flash

Berisha: Rama tani do të bëhet edhe kryegjykatës, vendos për arrestimin e deputetëve

Lapsi.al 19 January 2018
Berisha: Rama tani do të bëhet edhe kryegjykatës, vendos për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërkesën e PS-së për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha është kundër ndryshimit kërkon PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit, ku duhet të jetë ky institucion duhet të administrojë provat në rast se kërkohet arrestimi i një deputeti. Këto ndryshime, ish-kryeministri i quan si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të kapur drejtësinë.

“Noriega pas zgjedhjes kryeprokuror tani do zgjidhet edhe kryegjykates i narkoshtetit te tij! Te dashur miq, pasi u zgjodh kryeprokuror i vendit dhe rrufeshem mbylli dosjet Tahiri, Xibraka, Rama, Gjiknuri, Kodheli, Ahmeti, Gjushi, Sejdini etj, Edvin Kristaq Hoxha ka vendosur po rrufeshem te behet kryegjykates i vendit. Ai per kete qellim me shpejtesi po ndryshon rregulloren e parlamentit, sipas te ciles tani e tutje do te jete ai vet qe do vleresoje provat e drejtesise per deputetin e radhes, dhe mbi bazen e vleresimit te tij do vendosi per ose kunder arrestimit te tij.” – shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI