Flash

Arrestimi i deputetëve/ Mazhoranca pranon kërkesën e opozitës, e heq nga rendi i ditës

Lapsi.al 19 January 2018
Arrestimi i deputetëve/ Mazhoranca pranon kërkesën e

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka hequr nga rendi i ditës propozimet e PS-së për ndryshmet në rregulloren e Kuvendit në rastin e arrestimit të deputetëve për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në paketën e reformës në drejtësi.

Që në nisje të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi kundërshtoi këtë propozim të PS-së, ndërsa theksoi se kjo nismë e 12 janarit (projektligji) nuk mund të futet në kalendar, pasi rregullorja cakton se ajo mund të përfshihet pas 2 javësh. Halimi pyeti të gjithë deputetët e maxhorancës se ‘Pse nxitoni ta bëni këtë ndryshim të rregullores?’, ndërsa sugjeroi që kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar.

“Nisma e 12 janarit s’mund të futet në kalendar. Rregullorja thotë se futet në kalendar pas 2 javësh. Pse nxitoni ta bëni këtë ndryshim të rregullores? Kjo nismë të futet në kalendar pas datës 26 janar”, - tha Halimi.

Kaq mjaftoi që Këshilli i Mandateve të miratojë edhe kërkesën e opozitës, duke hequr kështu nga rendi i ditës kërkesën e PS. Kujtojmë se deputetët e PD dhe ata të LSI-së pak pas bërjes publike të rregullores së PS, ata e kanë kundërshtuar nismën që sipas tyre synon mbrojtjen e deputetëve nga arrestimi.

Por PS deklaron në qëndrimin e saj se propozimet janë bërë si detyrim ndaj Kushtetutës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI