Flash

Raporti i Komisionit Europian: Ekonomia shqiptare u ngadalësua, shkak rënia e investimeve nga projektet e mëdha

Lapsi.al 18 January 2018
Raporti i Komisionit Europian: Ekonomia shqiptare u ngadalësua, shkak

Ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremujorin e tretë të vitit në Shqipëri, në 3.5% (nga 4.1% në tremujorin e parë dhe 4% në të dytin), për shkak të ngadalësimit të dukshëm të formimit bruto të kapitalit fiks dhe një tkurrje në eksportet e mallrave. Ky është konstatimi i Komisionit Europian në raportin e tremujorit të katërt për vendet kandidate dhe potencial kandidate. Shpenzimet konsumatorë vijuan të forcohen me një rritje prej 3.3%, në linjë me forcimin e besimit dhe rritjen e pagave në sektorin shtetëror. Rritja e formimit bruto të kapitalit fiks u ngadalësua dukshëm në tremujorin e tretë, nga 14.9% në tremujorin e dytë në 3.8 %, teksa dy projektet e mëdha të energjisë kanë hyrë në fazën finale, thekson raporti.

Eksportet u ngadalësuan me rritje vjetore prej 11.4% nga 17.8% në tremujorin e mëparshëm. Eksportet e shërbimeve u rritën me 14.3%, të mbështetura nga turizmi, që ka qenë në rritje të vazhdueshme. Eksportet e mallrave, megjithatë, ishin zhgënjyese, me një rënie prej 1.1% duke ndjekur një performancë të fortë në tremujorët e mëparshëm. Ndërsa rritja e importeve u përshpejtua, si rrjedhojë e zgjerimit të konsumit. Prodhimi shënoi ritmin më të lartë të rritjes në tremujorin e tretë me 10.0% me bazë vjetore. Aktiviteti i ndërtimit u ngadalësua nga 22.9% në tremujorin e dytë në 7.6%, teksa aktiviteti i investimeve në sektorin e energjisë u zvogëlua.

Aktivitetet financiare dhe ato të sigurimeve vazhduan të zgjeroheshin me një normë rritjeje prej 6.7%. Prodhimi i energjisë elektrike u ul me 36.1% si rezultat i thatësirës që frenoi seriozisht prodhimin në hidrocentralet. Të dhënat e tregut të punës për tremujorin e tretë janë në përputhje me një ngadalësim të rritjes ekonomike.Punësimi në grupmoshat 15-64 vjeç u rrit me vetëm 1.3% me baze vjetore, krahasuar me 3.5% në tremujorin e mëparshëm. Huaja për ekonominë vijoi të jetë e dobët, por e korrektuar nga fshirjet e kredisë ajo u përshpejtua në 3.1% në tremujorin e tretë, nga 2.6% në të dytin. Huatë me probleme u ulën në 14.3% në nëntor dhe sistemi bankar mbetet i mirëkapitalizuar.

Për gjithë Ballkanin Perëndimor raporti thotë se rimëkëmbja ekonomike  vazhdoi gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017 me rritje vjetore të prodhimit të brendshëm bruto me rreth 2.5% në të gjithë rajonin. Konsumi privat dhe investimet vazhduan të mbështesin rritjen dhe eksportet duket se kanë rifituar vrullin. Deficitet e llogarisë rrjedhëse vjetore u ngushtuan më tej në pothuajse të gjitha vendet, por në përgjithësi pozicionet e jashtme në shumë raste mbeten të dobëta. Zgjerimi ekonomik çoi në hapjen e mëtejshme të vendeve të punës. Shkalla e papunësisë ende mbetet e lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Progresi në konsolidimin fiskal duket se po ngadalësohet në disa vende, pavarësisht faktit që nivelet e larta të borxhit publik mbeten burim i cënueshmërisë në disa prej tyre, sidomos duke mos pasur asnjë autonomi të politikës monetare ose të kufizuar./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI