Flash

Naftëtarët protestë para prefekturës së Fierit: PS nga groposi, nuk kemi bukë, duam pagat

Lapsi.al 18 January 2018
Naftëtarët protestë para prefekturës së Fierit: PS nga

Punonjësit e Kompanisë ARMO kanë protestuar edhe sot para prefekturës së Fierit duke bllokuar qendrën e qytetit për disa minuta. Naftëtarët e Rafinerisë së Fierit dhe Ballshit janë shprehur kundër vendimit të ministrit Arben Ahmetaj për nxjerrjen e 1200 punonjësve si të papunë dhe trajtimin e tyre me asistencë sociale. Ata deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestat.

Naftëtarët shprehen se protesta e tyre nuk është politike, ndërsa kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës dhe jo trajtimin e tyre me asistencë. Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit Ahmetaj që të vijë në Fier dhe të shikojë gjendjen reale të tyre dhe të kompanisë dhe jo të bëjë deklarata nga Tirana.

“Kërkojmë puna dhe pagat, asgjë tjetër. Për këto arsye është bllokuar rruga. Ne nuk jemi me protestën e opozitës në 27 janar. Nuk jemi për protestë politike, ne duam bukë. Këtu nuk ka faj kryeministri, por ata ministrat e tjerë. Arben Ahmetaj të vijë këtu në Fier, jo ta mbajë monopol. Dubai, Kuvajti me cfarë bëhen, nafta çanë bllokadën, shikoni si jemi ne si në Indi këtu. Do të ngujohemi këtu, nuk do të lëvizim.  Ai mori votat tona. Fieri voton vetëm për PS dhe PS-ja na groposi.  Nuk kemi bukë. Ne jemi punonjësit e ARMO-s, ministri tha punonjësit të marrin 110 mijë lekë, por ARMO është gjallë. Në duam drejtësi dhe drejtësinë ta bëjë Edi Rama. Paratë që ministri të na japë ne, ti vendosë në dispozicion të kompanisë dhe specialistët që kemi ne do e vendosin në punë. Nëse nuk na jepni zgjidhje na shtypni edhe ne me makinë, ne nuk largohemi” - u shprehën naftëtarët.

https://www.youtube.com/watch?v=374wfyAhFYo&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI