Flash

Dëbora krijon probleme në juglindje, rëshqitje dherash dhe mungesë energjie elektrike

Lapsi.al 18 January 2018
Dëbora krijon probleme në juglindje, rëshqitje dherash dhe

Reshjet e borë të rëna gjatë natës por edhe ngricat kanë krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve në disa rrugë që lidhin Korçën me zona të tjera. Akset nacionale janë të gjitha të kalueshme, por në disa segemente këshillohet përdorimi i zinxhirëe.

Vështirësi në qarkullimin e makinave për shkak të ngricave ka në aksin Korçë-Kapshticë, Korçë-Liqenas dhe Korçë-Dogana e Goricës. Akset turistike Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë janë të qarkullueshme vetem me zinxhirë. Në Qafën e Qarrit, trashësia e borës arrin deri 7 cm. Në akset e tjera nacionale deri në 5 cm. Në Dardhë 20 cm dhe në Voskopojë 10 cm.

Po ashtu, reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar fshatrat malore të Librazhdit Gramshit dhe Elbasanit. Mësohet se trashësia e dëborës shkon nga 5-10 cm, ndërkohë që disa segmente të rrugëve rurale paraqesin vështirësi për momentin edhe pse reshjet janë ndërprerë dhe moti është i kthjellët.

 

Situata më problematike raportohet në aksin Lunik-Stebleve në Bashkinë Librazhd pasi në Zgosht ka patur rrëshqitje të tokës. Ndërkohë, pas përkeqësimit të motit, që u shoqërua me stuhi, pati probleme në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të rrethit të Librazhdit.

Kështu, problematike u paraqit situata në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit. Fshatrat Vehçan, Çerçan, Xhyrë, Buzgarë dhe Kokrevë mbeten pa energji prej mëngjesit të së mërkurës. Energjia sipas banorëve është rikthyer vetëm 30 minuta në mesditën e djeshme. Mungesa e investimeve në rrjetin shpërndarës në këtë zonë sipas banorëve shoqërohet me stakimin e energjisë në çdo kohë kur përkeqësohet moti. Sakaq, aksi kombëtar Prrenjas-Qafe Thanë është i kalueshëm, ndërkohë që trashësia e dëborës arriti 5cm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI