Flash

Oerd Bylykbashi: Ky është plani i Edi Ramës për të kapur Prokurorinë Speciale

Lapsi.al 17 January 2018
Oerd Bylykbashi: Ky është plani i Edi Ramës për të

Në Kryesinë e Kuvendit u hapën procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organi që do të zgjedhë më pas Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Në prag të protestës së 27 Janarit, deputetët e opozitës nuk e bojkotuan mbledhjen e Komisionin e Ligjeve. Ata u paraqitën për të denoncuar planin që sipas tyre ka mazhoranca, për të kapur organin e akuzës.

Deputeti Oerd Bylykbashi tha se qëllimi final i të gjitha procedurave është kontrolli i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion apo ajo që njihet ndryshe si Prokuroria Speciale.

Sipas Bylykbashit, Arta Marku u zgjodh në detyrë, sepse mazhoranca do të diktojë emërimet e prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas kësaj do të paracaktohet renditjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm kur ata të votohen në Kuvend.

Sipas Kushtetutës, nëse parlamenti nuk arrin konsensusin e 84 votave për një Prokuror të Përgjithshëm, atëherë zgjidhet automatikisht, emri i parë i renditur në listë.

Por as Prokurori i Përgjithshëm nuk është synimi final i mazhorancës, thonë demokratët.

Me anë të Prokurorit të Përgjithshëm synohet të kontrollohen emërimet në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, ose Prokuroria Speciale që ka kompetencat të hetojë zyrtarët e lartë duke nisur nga presidenti, kryeministri, deputetët, kryetarët e bashive, gjykatësit etj.

Opozita thotë se nuk i druhet drejtësisë. Shqetësimi zyrtar është mbyllja e dosjeve të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit etj.

Çështja është se Prokuroria Speciale nuk do të hetojë vetëm zyrtarët e lartë në detyrë të dyshuar për korrupsion, por edhe ish kolegët e tyre, që tashmë janë në radhët e opozitës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI