Flash

Kapet 800 kg drogë nga policia italiane, prangosen 2 shqiptarë dhe një italian

Lapsi.al 17 January 2018
Kapet 800 kg drogë nga policia italiane, prangosen 2 shqiptarë dhe

Një sasi e mëdhe droge është kapur nga policia italiane, ndërsa dy shqiptarë janë vendosur në pranga. Policia në Pulgia ka sekuestruar rreth 800 kilogram e llojit marjuanë dhe hashash. Nuk dihet ende identiteti i shqiptarëve të arrestuar, por bashkë me ta ka përfunduar në pranga edhe një italian në momentin që do bëhej shkëmbimi i mallit.

Gjatë këtij operacioni, policia italiane ka sekuestruar edhe një armë zjarri, 4 makina si dhe 32 mijë euro cash. Nuk dihet ende nëse lënda narkotike ka mbërritur nga Shqipëria, por policia italiane pritet të japë detaje më vonë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI