Flash

Julian Balliu, polici që trafikonte kokainë pjesë e grupit që çoi në Itali 2.5 tonë hashash

Lapsi.al 17 January 2018
Julian Balliu, polici që trafikonte kokainë pjesë e grupit

Një tjetër ish-zyrtar policie i shtohet listës së policëve të implikuar dhe që kërkohen nga drejtësia për dyshimet se janë përfshirë në rrjetet e trafikantëve të kanabisit.

Julian Balliu po hetohet nga Krimet e Rënda për kohën kur ai ka mbajtur postin e shefit të Qarkullimit Rrugor në Lushnje, e siç thonë burimet, për të është kërkuar në gjykatë masa e arrestit me burg në mungesë.

Balliu dyshohet se, gjatë kohës që drejtonte Policinë Rrugore ka favorizuar qarkullimin e një kamioni që duhej të ishte i ngarkuar me dru. Por, pas daljes nga Shqipëria në datën 9 janar 2017, siç rezultoi sapo mbërriti në Ankona, mjeti ishte i mbushur me 2.5 tonë hashash.

Prej 13 janarit 2017, atëherë kur u sekuestrua ngarkesa me kanabis, hetimet po drejtohen nga një njësi prokurorësh mes Shqipërisë dhe Italisë.

Më heret, me urdhër të Krimeve të Rënda, për dosjen e 2.5 tonëve hashash është arrestuar edhe një zyrtar i Policisë së Fierit, kryekomisari Festim Lelaj. Ndërkohë që para drejtësisë, për këtë rrjet trafikantësh pritet të dalin edhe dy doganierë e efektivë të Policisë Kufitare Durrës. Në një kohë që në Itali është arrestuar edhe shoferi i kamionit të drogës, Dhimo Koraj.

Emri i ish-zyrtarit të policisë, Julian Balliu, nuk është i panjohur për publikun. Pak ditë më parë, emisioni “Fiks Fare” transmetoi një video, në të cilën ai bënte pazar për të shitur 200 gramë kokainë te një qytetar, të cilit i detyrohej një shumë lekësh. Edhe për këtë çështje 40-vjeçari është në kërkim, por ai ia ka dalë mbanë të arratiset, siç edhe 3 ish-zyrtarë të tjerë të Policisë, shtetasit Jaeld Çela, Sokol Bode e Gjergj Kohila./tch

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI