Flash

Çështja e prokurores Arta Marku shkakton debate në Komisionin e Ekonomisë

Lapsi.al 17 January 2018
Çështja e prokurores Arta Marku shkakton debate në Komisionin e

Çështja e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku është kthyer në temën kryesorë të debateve këtë fillimviti. Detabe të të tilla nuk kanë munguar as sot në komisionin e ekonomisë mes mazhorancë sdhe opozitës. Ka qenë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ajo që ka akuzuar mazhorancës se e kanë zgjedhur Markun me procedura antikushtetuese duke mos kaluar më parë Vettingun. Sipas Tabakut dhe opzitës, Marku është një vegël e Ramës dhe vendimet e saj janë në interes të kryeministrit.

Ndërkohë, akuzave të Tabakut i është përgjigjur kreu i komisioni të ekonomisë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe i cili është shprehur se opozita ka frikë nga kryeprokurorja e re pasi jo nuk është kapur nga askush dhe se ka ardur në detyrë në një kohë kur të gjithë prokuorët janë emëëruar nga PD. Po ashtu Braçe ka shtuar se vendimet i marrin gjykatësit në këtë vend, të cilët janë emëruar qysh para vitit 2013 nga PD.

“Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka krijuar shqetësim të madh, jo se është kapur nga PS, por se nuk kapet më nga askush. Është shqetësim gjithëpërfshirës. Ky prokuror ka hyrë në sistem nën kohën kur të gjithë prokurorët që janë emëruar në kuvend nga PD. Prokurori në çdo rast është thjeshtë prokuror, ngre akuzën. Pushtetin e drejtësisë në këtë vend e kanë gjykatat, në gjykatat Kushtetuese janë të gjithë njerëz që keni emëruar ju me votë, të PD, përfshirë edhe Gjykatën e Apelit. PS nuk ka asnjë njeri. Ata që marrin vendimet janë gjykatësit, jo prokurorët. Nëse mendoni se ka një sistem ku edhe vendimin e jep prokurori ju kërkoj ndjesë. Por forma e prerë e vendimeve është nga gjykatat dhe që nga 2013 e tutje nuk ka patur asnjë emërim tjetër”, - u shpreh Braçe.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI