Flash

Bankat islamike do financojnë projektet PPP edhe në Shqipëri

Lapsi.al 17 January 2018
Bankat islamike do financojnë projektet PPP edhe në Shqipëri

Banka Botërore ka prezantuar dokumentin “Mobilizimi i Financave Islamike për Infrastrukturën me Partneritet -Publik-Privat”, në të cilin zbardhet skema e financimit për PPP-te e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) ku bën pjesë edhe Shqipëria.

OIC ka një popullsi të kombinuar prej më shumë se 1.6 miliardë njerëz. Këto vende po përballen me deficite në infrastrukturë, duke penguar kështu aftësinë e tyre për të shfrytëzuar potencialin e plotë të zhvillimit.

Mundësitë e kufizuara të financave publike po i orientojnë vendet të tërheqin kapitalin privat për të aktivizuar investime në infrastrukturë që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Sakaq partneritetet publiko-private (PPP) janë përdorur me sukses për të kanalizuar kapitalin privat në investimet publike të infrastrukturës në nivel global. Shumë vende në zhvillim kanë implementuar skema PPP për investime në infrastrukturë.

Qeveria shqiptarë këtë vit ka në plan të aktivizoje një paketë investimi 1 miliardë euro nëpërmjet projekteve PPP në sektorët e përpunimit të mbetjeve, ndërtimin e rrugëve dhe shkollave. Po Banka Botërore thekson se gjatë dy dekadave të fundit, bankat islamike janë shfaqur si një nga burimet më të rëndësishme të financimit për një rrjet të gjerë projektesh të infrastrukturës nëpërmjet skemave PPP.

Banka Botërore në raportin e posaçëm për ketë çështje shpjegon se, financat islame ofrojnë mundësi zgjerimi të burimeve të financimit për të përmbushur nevojat e ndërtimit të infrastrukturës në vendet në zhvillim, pa u kufizuar në ato vende me shumicë myslimane.

Banka Botërore orienton vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ku është pjesë edhe Shqipëria me informacion se si është aplikuar financimi islamik në projektet e infrastrukturës përmes skemave PPP. Në raport qartësohen me detaje sfidat dhe zgjidhjet strukturore dhe çfarë mund të bëhet për të thelluar dhe zgjeruar përdorimin e financave Islame në financimin e PPP-ve.

E para është të kuptuarit e paketave të financave islamike të cilat financojnë projektet e infrastrukturës me PPP dhe së dyti, raporti shqyrton se si paketat e financave islamike mund të përshtaten brenda një projekti PPP./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI