Flash

Arratiset polici tjetër, Julian Balliu u filmua duke bërë pazare për shitjen e kokainës

Lapsi.al 16 January 2018
Arratiset polici tjetër, Julian Balliu u filmua duke bërë pazare

Menjëherë pas transmetimit në “Fiks Fare” të materialit ku oficeri i policisë Julian Balliu shfaqej teksa bënte pazare për shitje kokaine, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave shpalli në kërkim këtë të fundit.

Oficeri i policisë rrugore në Lushnje nuk u gjet në banesë ndërkohë që përvec procedimit penal ndaj tij, ai u pezullua menjëherë nga detyra përfshirë edhe procedimin disiplinor. Julian Balliu aktualisht mbante detyrën si polic i qarkullimit rrugor në Shkodër.

Po ashtu ai ka qenë edhe shoqërues në njësinë e eskortimit të kompanisë TAP për transportim të veçantë ndërsa sipas burimeve së fundmi i kishte dalë urdhri i emërimit në njësinë speciale të policisë rrugore për autostradën Milot-Morinë.

Por Balliu nuk është i vetmi efektiv policie që është në kërkim për trafik droge. Prej gati 2 muajsh edhe 3 ish efektivë të lartë të policisë të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nuk po gjenden. Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish shefi i kufirit Dhërmi, Sokol Bode dhe ish shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila kanë humbur gjurmët.

Ndërkohë një efektiv i policisë rrugore në Tiranë u arrestua të martën me akuzën e korrupsionit pasiv. Arjan Meça me detyrë trup shërbimi në Sektorin Inter-urban akuzohet se ka marrë një sasi parash nga një drejtues mjeti./ TCh

Të këshilluara

Oliver Ivanoviç mund të varroset në Beograd

Politikani serb Oliver Ivanoviç i vrarë sot në mëngjes në Mitrovicë me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij. Lajmin e bën...

15:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI