Flash

Zbulohet emri i viktimës/ Kishte dalë nga burgu dy vjet më parë

Lapsi.al 14 January 2018
Zbulohet emri i viktimës/ Kishte dalë nga burgu dy vjet më

32-vjeçari që u ekzekutua pasditen e sotme në Tiranë pranë ish-parkut të autobusave quhet Emiljano Boçi. Ai përdorte edhe emrin 'Roland'. Lapsi.al mëson se Boçi ka dalë dy vite më parë nga burgu, ku ishte dënuar për plagosje.

32-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania 3 javë më parë. 27-vjeçari me iniciale M.D. që mbeti i plagosur ishte shok me Emiljano Boçin. Ai u qëllua me plumb në shpatull dhe është shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e atentatit ata kanë qenë në makinë. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se viktima dhe i plagosuri sapo kishin dalë nga një restorant ku po drekonin.

Policia është në vendin e ngjarjes por akoma nuk ka asnjë informacion për autorët. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Naim Hasani, një histori suksesi në Britani

Avokati Naim Hasani ishte i pari shqiptar që mbrojti një çështje në gjykatën e lartë të Britanisë, si dhe arriti të triumfonte. Në dhjetor ai fitoi një çësht...

20:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI