Flash

Tronditet Shkodra/ 8 të plagosur nga atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës

Lapsi.al 13 January 2018
Tronditet Shkodra/ 8 të plagosur nga atentati me tritol ndaj Lulzim

Një shpërthimi i fortë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen 'Rus' në Shkodër. Shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në katin e parë të një ndërtese ku ka selinë shoqata e pakicave serbe në Shkodër. Mësohet se në kohën që ndodhi shpërthimi, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës po zhvillohej një ceremoni për 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Menjëherë sapo është marrë njoftimi forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati ka qenë pikërisht kjo seli. Kujtojmë se ditët e fundit, krerë të pakicave malazeze dhe serbe kanë bërë deklarata të forta për Kosovën, duke thënë se ajo është Serbi. Nga shpërthimi 8 persona mbetën të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Shkodrës. 2 prejt tyre, janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë pas ngjarjes, nisin edhe hetimet e policisë. Nga informacioni praraprak mësohet se shënjestra e atentatit mund të ketë qenë biznesmeni Lulzim Kulla, i cili është njëri nga 8 të plagosurit. Kulla ka qenë pranë dyqanit të tij në momentin kur ka ndodhur shpërthimi dhe dyshohet se autorët e ngjarjes kanë monitoruar lëvizjet e biznesmenit. Lulzim Kulla është një person i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës.

Nga ana tjetër, deri më tani bëhet me dije se dy personat e tjerë nuk kane lidhje me ngjarjen. Përpos 8 personave të plagosur, janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale përreth dyqanit, si dhe janë dëmtuar disa mjete të parkuara aty pranë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, pasi kanë qenë të pajisura me kamera sigurie dhe dyshohet të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive në dyqan.

©Lapsi.al

[video width="760" height="400" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/01/rrr.webm"][/video]

Të këshilluara

Kulisat/ Pse e shiti Rama, Armando Dukën?

Përditë e më shumë po forcohen dyshimet se prapa një skenari për t’i dhënë fund mbretërimit 16 vjeçar të Armando Dukës në krye të FSHF-së, qëndron as më pak e a...

11:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI