Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Shpërthimi në Shkodër ndodhi gjatë momentit kur drejtori i policisë po mbante fjalimin

Lapsi.al 13 January 2018
Shpërthimi në Shkodër ndodhi gjatë momentit kur drejtori i

Sot në drejtoritë e policive të çdo qarku është festuar 105 vjetori i Policisë Shqiptare.  Edhe në Shkodër po mbahej ceremonia e rastit. Nuk kishin kaluar as 2 minuta nga fjalimi i drejtorit te policisë së qarkut Shkoder Gjovalin Loka, kur në sfond nga mjediset e jashtme të komisariatit të këtij qyteti, dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Në pak sekonda uniformat blu marrin njoftimin dhe shpërndahen me shpejtësi në terren.  Kamera dhe gazetari i Ora News, Bepin Kolvata, ishin atje për të filmuar gjithçka çfarë ndodhi dhe jua sjell me video momentin.  Tritoli ishte vendosur në hyrje të një godine dy kateshe në lagjen “Rus” prej ku mbeten të plagosur 8 persona. Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet perreth ishin të shumta.

Nga shpërthimi  ka mbetur i plagosur rëndë pronari i objektit dy katësh Lulzim Kulla i cili ka qenë duke i hipur mjetit kur ka ndodhur shpërthimi.  Dyshohet se objekt i atentatit ka qenë Kulla, por zyrtarisht  policia nuk ka dhënë ende një deklaratë se kush mund të ketë qenë objektiv. Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.  Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI