Flash

Rregulla të reja për importin e makinave

Lapsi.al 13 January 2018
Rregulla të reja për importin e makinave

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standartet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetëruara të cilat ndosin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve.

Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër, raporton "Scan".

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. Sipas ISHP ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje sëmundjesh ku pjesa më e madhe janë rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI