Flash

Rama liston arritjet e policisë kundrejt krimit, nuk përmend asnjë emër krimineli të madh të kapur

Lapsi.al 13 January 2018
Rama liston arritjet e policisë kundrejt krimit, nuk përmend

Në ceremonine e 105-vjetorit te krijimit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama u shpreh se policia hoqi nga duart e organizatave kriminale  40 mln euro pasuri. Po ashtu ai përmendi edhe vrasjet që sipas tij në vitin 2017 u shënua numëri më i ulët i tyre pas viteve ’90.

“Në vitin 2017 vendi mbylli një plagë të thellë që pati infeksionet që ne njohim, sot në 2018 ne nuk kemi as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj. Vjen policia hoqi nga duart e organizatave kriminale mbi 40 mln euro pasuri, ndërkohë që 4 vite më parë kjo shifër nuk kalonte 1 milionë euro. Në 2017 garantoi numrin më të ulët të vrasjeve në historinë e statistikave pas ’90, ndodhën vetëm 50 vrasje, nuk është shifër shumë e ulët, por minimumi historik dhe më shumë se gjysma e 107 vrasje në 2013 dhe 126 në 2012, dhe një shifër më e ulët se shifra e një vendi të BE ku flitet shumë për krimin shqiptar. Krimi nuk luftohet me gjykatës e prokurorë të korruptuar, por nuk luftohet as me drejtorë, shefa komisariatesh apo policë të korruptuar” - tha Rama.

Por përpos përmendjes së këtyre shifrave, Rama nuk përmendi kapjen e asnjë krimineli apo trafikanti të rëndësishëm droge nën qeverisjen e tij .

Të këshilluara

Homazhe për valltarin Rexhep Çeliku (FOTO)

Kanë nisur sot në Muzeun Historik Kombëtar homazhet për Mjeshtrin e Madh të Skenës, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Homazhet do të zgjasi...

11:41

Rregulla të reja për importin e makinave

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blend...

11:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI