Flash

Kush janë 4 drejtorët e lartë të policisë që do të nderohen sot nga Rama në Lezhë

Lapsi.al 13 January 2018
Kush janë 4 drejtorët e lartë të policisë që do

Me rastin e 105-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit është vendosur të mbahet në Lezhë një aktivitet ku do të vlerësohen me çertifikata katër drejtorë policie. Mësohet se Rama do të nderojë me nga një certifikatë drejtorin e Policisë së Tiranës Ardi Veliu; drejtorin e Policisë së Durrësit Alfred Çepe, drejtorin e  policisë së Shkodrës Gjovalin Loka dhe drejtorin e komanduar i policisë së Elbasanit Altin Qato.

Një tjetër zhvillim që pritet të ndodhë sot gjatë aktivitetit në Lezhë është edhe emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të pasojë Haki Çakon. Mësohet se kanditaturë e mundshme është edhe Sokol Bizhga, i cili i plotëson kriteret pasi ka 18 vite në polici pa shkëputje dhe mban prej vitesh gradën drejtues i parë. Bizhga ka që prej të premtes që shoqëron ministrin Xhafa në Lezhë. Bizhga është përfolur edhe si kandidat për postin e drejtorit për rendin e sigurinë publike.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI