Flash

Detajet/ Shpërthim i fortë me tritol në një lagje të Shkodrës, dyshimet e para

Lapsi.al 13 January 2018
Detajet/ Shpërthim i fortë me tritol në një lagje të

Një shpërthimi i fortë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Rus të Shkodrës. Shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në ndërtesën ku ka selinë shoqata e pakicave serbe në Shkodër. Mësohet se në kohën që ndodhi shpërthimi, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës po zhvillohej një ceremoni për 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.

Menjëherë sapo është marrë njoftimi forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një ndërtesë dy katëshe në lagjen “Rus”, ku në katin e parë janë dyqane dhe në katin e dytë është selia e shoqatës së pakicave serbe. Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati ka qenë pikërisht kjo seli.

Kujtojmë se ditët e fundit, krerë të pakicave malazeze dhe serbe kanë bërë deklarata të forta për Kosovën, duke thënë se ajo është Serbi. Hetimet e mëtejshme do sqarojnë nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje për këto deklarata apo për një krim ordiner. Tre persona mbetën të plagosur nga ky shpërthim dhe janë transportuar në Spitalin e Shkodrës.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI