Flash

Basha thirrje policëve: Të shporrim aleancën e krimit, jeni të tradhëtuar nga drejtuesit politik

Lapsi.al 13 January 2018
Basha thirrje policëve: Të shporrim aleancën e krimit, jeni

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka zhvilluar sot nje vizite në familjen e policit të vrarë për shkak të detyrës, komisar Artan Cuku. Vizita u be ne kuader te 105 vjetorit te themelimit te Policise Shqiptare. mbushi 105 vite nga themelimi

Në krah të Bashës në këtë vizitë kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri si dhe efektivë të liruar të policisë. Pas vizites ne banesen e familjes se Cukut, Basha ka dhene nje deklarate per mediat, duke leshuar akuza te forta ndaj krimit sipas tij te bere njesh me pushtetin dhe aleancave mafioze te Rames per te mbajtur pushtetin.

“Në këtë 105 vjetor policia është në një moment tragjik, e tradhtuar nga drejtuesit politik. Nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe policia ishte në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të Policisë së Shtetit, ndërsa drejtuesit e policisë kanë marrë arratinë, ose janë goditur nga krimi, sikurse është oficeri Artan Cuku. Të tjerë janë larguar si Dritan Zagani, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal, lidhjet kriminale të Saimir Tahirit. Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit. I bëj thirrje çdo burri dhe gruaje nën uniformë të gjejë forcën. Vettingu nga Xhafa apo Edi Rama është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë” - tha Basha.

 

Të këshilluara

Homazhe për valltarin Rexhep Çeliku (FOTO)

Kanë nisur sot në Muzeun Historik Kombëtar homazhet për Mjeshtrin e Madh të Skenës, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Homazhet do të zgjasi...

11:41

Rregulla të reja për importin e makinave

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blend...

11:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI