Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Albin Kurti prezanton platformën për kryetar të Vetëvendosjes. Mungon Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj

Lapsi.al 13 January 2018
Albin Kurti prezanton platformën për kryetar të

Albin Kurti ka prezantuar sot platformën e tij si kandidati i vetëm për të marrë drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ai ka falenderuar ish-kryetarin Visar Ymeri, me të cilin tha se do të konsultohet nëse zgjidhjet kryetar, ashtu sikundër ka bërë edhe Ymeri gjatë tre viteve që drejtoi Vetëvendosjen.

“Dua ta falënderoj Ymerin për udhëheqjen trevjeçare, për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të tij dhe shumë të vlefshëm. Visari është anëtar i Lëvizjes dhe është deputet i Lëvizjes bashkë me neve. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk kisha më. Kështu do të bëj edhe unë. Do të konsultohem me të”, ka thënë Kurti për Ymerin.

Por ndërkohë në sallë ra në sy mungesa e disa emrave që tashmë njihen si të pozicionuar në krahun që kundërshton Albin Kurtin. Është fjala për ish-sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky i fundit deri më tani nuk është shprehur publikisht për atë çfarë ka ndodhur në parti, por heshtja e tij ka lënë të kuptohet se edhe është kundër rikthimit të Albin Kurtit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI