Flash

105 vjetori i Policisë, Rama mburret sërish me operacionin në Lazarat

Lapsi.al 13 January 2018
105 vjetori i Policisë, Rama mburret sërish me operacionin në

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Lezhë me rastin e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e policisë sidomos në çrrënjosjen e kanabisit. Sipas tij viti që shkoi i dha fund kanabist në vend dhe shënon një fitore të policisë ndaj krimit.

Por Kryeministrit i ka mbetur si model suksesi vetëm Lazarati, prandaj e përmendi sërish edhe në fjalimin e sotëm. Ndërkohë që sic dihet e gjithë Shqipëria u shndërrua në një Lazarat të madh, ku kultivoheshin tonelata me kanabis.

“Sot Shqipëria s’ka më as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj”, u shpreh Rama duke shtuar se beteja e policisë me krimin vazhdon.

Sipas tij Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar në vend. Për këtë ai iu referua raporteve ndërkombëtare. Por të mos harrojmë se në dhjetra raporte të SHISH, qindra policë dhe drejtues të lartë të saj ishin evidentuar si organizatorë të biznesit kriminal të kultivimit të kanabisit.

©LAPSI.al  

Të këshilluara

Homazhe për valltarin Rexhep Çeliku (FOTO)

Kanë nisur sot në Muzeun Historik Kombëtar homazhet për Mjeshtrin e Madh të Skenës, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Homazhet do të zgjasi...

11:41

Rregulla të reja për importin e makinave

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blend...

11:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI