Flash

Zbulimet nga 'Vettingu', Adriatik Llalla ishte një kryeprokuror me diplomë të falsifikuar?

Lapsi.al 12 January 2018
Zbulimet nga 'Vettingu', Adriatik Llalla ishte një kryeprokuror

Pas debateve të ashpra politike lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurores së Re të përkohshme Arta Marku, organi i akuzës vijon të jetë në qendër të vëmendje për ‘shkundjen’ që këtij institucioni po i bëhet. Emisioni “JAVA” në RTSH kishte pikërisht zhvillimet në prokurori një prej temave të diskutuara. Por teksa e gjithë vëendja është përqendruar te Kryeprokurorja e Përkohshme, një informacion i ri është zbuluar për ish-Kryeprokurorin Llalla. “Java” ka zbuluar se ish-kreu i akuzës është me diplomë të falsifikuar.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje lidhur me diplomën e Kryeprokurorit.

“Një nga detajet që është duke hulumtuar komisionet e vettingut, është fakti që Shqipëria ka pasur një prokuror që ia dimë shkollën e lartë po nuk e dimë ku e ka bërë shkolën e mesme. Në shkollë rezulton numri i amzës, por nuk gjenden regjistrat mësimorë. Vendi i dytë ku gjendet është fakulteti i shkollës së lartë, në sekretari kanë shkuar dhe nuk e kanë gjetur dosjen. Dyshohet që Shqipëria ka pasur për 5 vjet një kryeprokuror që nuk ka bërë shkollën e mesme”, tha Hoxha në “Java”.

Të këshilluara

Fundjava sjell dëborë dhe reshje shiu

Meto Alb ka publikuar parashikimin për këtë fundjavë nga kur ndryshimet fillojnë që mëngjesin e të shtunës. Kështu: Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjelli...

19:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI