Flash

“Washington Post”: Lokali i një shqiptari ofron kafe falas për inat të Trump (FOTO)

Lapsi.al 12 January 2018
“Washington Post”: Lokali i një shqiptari ofron kafe falas
Një emigrant shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medieve amerikane. “Washington Post” shkruan se pronari shqiptar i një bari ofron kafe falas për të gjithë haitianët, salvardorianët dhe afrikanët pas deklaratës së Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të pranojnë emigrantë nga “vende halesh”. Shqiptari mirëpret më një filxhan kafeje falas edhe norvegjezët për të cilët presidenti ka shprehur dashamirësi. “Emigrantët vijnë këtu për të shtuar diversitetin dhe për ta bërë Amerikën atë që është –thotë Gjergj Dollani. 40-vjeçari është pronar i “Cafe Chocolat”, lokal i hapur 4 muaj më parë në Washington. “Unë besoj te Amerika” – tha Dollani që tregon se ka mbërritur në SHBA në vitin 1994 me programin e Lotarisë. Në atë kohë sipas tij Shqipëria sapo kishte dalë nga blloku komunist. Shqiptari ka marrë një diplomë nga Universiteti i Illinois duke u bërë çokolatier. Jetoi 1 vit në Francë të merrte zanatin. “Prindërit e mi deshën një jetë më të mirë dhe morën rrezikun. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë kohë këtu se sa në Shqipëri” – tha Dollani. Ai këmbëngul se emigrantët krijojnë vende pune. Punëtori i tij është Marco Santos,23-vjeç nga Honduras. Ka mbërritur në SHBA kur ishte 5-vjeç. Trump kërkon që t’ia heqë të drejtën e nënshtetësisë ndërsa pritet që vendimin ta marrë kongresi. Ndërkohë një gjykatë u ka dhënë të drejta të punojnë dhe jetojnë fëmijëve të emigrantëve të paligjshëm. “Im atë më solli këtu që të kem një shans më të mirë, por tani mund të më kthejnë pas” – thotë Santos. Ndërkohë që zhvillohet intervista vjen një haitian dhe merr një kafe falas. ©marrë nga Washington Post, përgatiti lapsi.al

First free coffee from @cafechocolatdc #freecoffeeforhaïti

A post shared by @ astrideal02 on

Të këshilluara

Kulisat/ Pse e shiti Rama, Armando Dukën?

Përditë e më shumë po forcohen dyshimet se prapa një skenari për t’i dhënë fund mbretërimit 16 vjeçar të Armando Dukës në krye të FSHF-së, qëndron as më pak e a...

11:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI