Flash

Rama mban në ankth drejtorët e rinj: Jeni tre muaj në provë!

Lapsi.al 12 January 2018
Rama mban në ankth drejtorët e rinj: Jeni tre muaj në provë!

Kryeministri Edi Rama tha sot se drejtorët e rinj të Burgjeve, Hipotekave dhe Spitaleve janë në provë për tre muaj. Deklaratë kjo që me siguri ua shton atyre ankthin.

“Drejtorët e rinj në Spitale, Burgje dhe Hipoteka janë tre muaj në provë. Nuk është çështje partie, pasi të gjitha kanë mëkatet e tyre. Në harkun e këtij mandati ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm” tha Rama gjatë një konference për shtyp me gazetarët.

Një ditë mëparë u zyrtarizuan emrat e 24 drejtorëve të rinj të burgjeve në vend. Sigurisht që konkurset edhe në këtë rast ishin thjesht fasadë, pasi në çdo rast janë shpallur fitues njerëz të lidhur me PS-në.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI