Flash

Rama cinik edhe në Lezhë me gazetarët. Bën gjoja sikur ngatërron emrat e dy televizioneve

Lapsi.al 12 January 2018
Rama cinik edhe në Lezhë me gazetarët. Bën gjoja sikur
Qeveria është zhvendosur këtë fundjavë në qytetin e Lezhës. Sot gjatë një konference për shtyp, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë me gazetarët e mediave lokale dhe që punojnë gjithashtu edhe si korrespondentë të televizioneve të tjera në kryeqytet. Natyrisht që ai u përmbajt duke mos e përmendur etiketimin ‘kazan’, por bëri diçka tjetër. Me vetëdije të plotë dhe gati me një ndjejë përbuzjeje, ai u tregua jo pak cinik kur bëri të paditurin për dy televizione, gazetarët e të cilëve i drejtuan pyetje. Pyetjen e parë ia bëri gazetari i Ora News, të cilin Rama e kujtoi se ishte Vora News. Pyetjen e dytë ia bëri gazetari i Fax News, të cilin Rama e kujtoi se ishte Fox News. Sigurisht që ai e di shumë mirë se s’ka Fox News në Shqipëri, aq më tepër në Lezhë dhe as Vora News. Kryeministri është nga njerëzit më të informuar në vend, por ngatërrimi me dashje për emrat e televizioneve është thjesht shprehje e cinizmit të tij ndaj medias.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI