Flash

Plani i Australisë: Të bëhemi eksportuesi më i madh në botë i kanabisit!

Lapsi.al 12 January 2018
Plani i Australisë: Të bëhemi eksportuesi më i madh në

Qeveria australiane tha se së shpejti do të jetë eksportuesi kryesor botëror i kanabisit për qëllime mjekësore.

Australia planifikon të ndryshojë legjislacionin, për t’u bashkuar me Kanadanë dhe Holandën, që i shesin prodhimet e tyre përtej tregjeve të brendshme.

Uruguai dhe Izraeli kanë njoftuar plane të ngjashme.

“Ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, tha se ky legjislacion i ri do të ndihmonte gjithashtu pacientët vendas”, raporton BBC.

“Qëllimi ynë është shumë i qartë: T’u japim mundësi fermerëve dhe përpunuesve shansin më të madh për të qenë eksportuesit më të mëdhenj në botë”, tha më tej ministri Hunt.

Ndryshimi i ligjeve do të kërkojë miratimin e parlamentit. Kjo mund të ndodhë sa më shpejt, që në shkurt, me mbështetjen e laburistëve në opozitë.

Australia legalizoi përdorimin e kanabisit medicinale në vitin 2016. Përdorimi i drogës për argëtim mbetet i paligjshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI