Flash

Përfaqësuesit e EURALIUS 'zbarkojnë' në zyrën e kryeprokurores Arta Marku

Lapsi.al 12 January 2018
Përfaqësuesit e EURALIUS 'zbarkojnë' në zyrën

Në zyrën e Arta Markut kanë mbërritur përfaqësues të EURALIUS po zhvillojnë një takim me kryeprokuror e re të përkohshme. Përfaqësuesit e huaj aktualisht ndodhen në zyrën e prokurores Marku.  Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se këto takime vijnë në një kohë kur të hënën është caktuar që të nisë puna për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës. Siç u bë e ditur më herët, Arta Marku hoqi dorë nga gara për anëtare të KLP-së.

Aktualisht në garën për KLP janë 17 prokurorë, nga të cilët do të zgjidhen 6 dhe më pas do të bashkohen me 5 anëtarë të tjerë të cilët do të janë nga jashtë sistemit të prokurorisë për të plotësuar numrin prej 11 anëtarësh nga të cilët përbëhet KLP.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI